Hasani: Spitalet janë stërmbushur, ndërsa në lokale dhe kafene ahengjet nuk ndalen!

Zv/Ministri i shëndetësisë Ilir Hasani nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me situatën e ditëve të fundit për Covid 19, shkruan nmk-post. Hasani deklaron se kapacitetet spitalore janë mbushur me pacientë me Covid, madje edhe spitalet private kanë të njëjtë situatë. Gjithashtu, zv/ministri deklaron se kjo situatë është shqetëuse, sepse lokalet dhe kafenet as që po i ndalin ahengjet.

Ja postimi i plotë:
‘Përderisa spitalet janë të stërmbushura me pacientë që trajtohen nga komplikime me Covid 19, e bile as edhe në spitale private vështirë të gjesh vend të lirë, në lokale e kafene ahengu ska të ndalë.
Ky moskujdes do të na kushtoj.
Kujdes, kujdes, kujdes, sa nuk është shumë vonë!’, ka shkruar Ilir Hasani./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like