Hoxha: 23524 subjekte sot morën subvencionet

Sot, në llogaritë e 23.524 subjekteve janë paguar mbi 512.5 milion denarë për subvencione, këtë e bëri të ditur Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha me anë të një postimi në facebook, përcjell nmk-post.com
Ai tha se subvencionet u ndanë si në vijim

-411.5 milion denarë, pagesa direkte për tokë të punueshme për të gjitha kulturat përveç duhanit,
-54.5 milion denarë për fermat e vogla bujqësore të cilat janë të përcaktuara sipas pagesave për tre vitet e mëparshme dhe
mbi 46 milion denarë për të gjithë ata që kanë dërguar pula vojtëse në therrtore të regjistruara.
Pagesa e subvencioneve do të vazhdojë të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, sipas kalendarit të pagesave./nmk-post.com

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like