Hoti: Kosova është mes vendeve që më së miri ballafaqohet me pandeminë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se qeveria e tij dhe autoritetet shëndetësore me sukses po ballafaqohen me Kovid-19, kështu që Kosova është në mesin e tre ose katër vendeve me rezultatet më të mira në luftën me pandeminë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 

 

Në seancën e sotme të qeverisë, Hoti deklaroi se informacionet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) janë pozitive dhe se masat të cilat janë në fuqi që nga 11 nëntori kanë dhënë rezultate.

 

 

Ai paralajmëroi se edhe gjatë festave të ardhshme do të merren masat e nevojshme për mbrojtje nga Kovid-19, në të njëjtën kohë duke krijuar kushte të favorshme për bizneset, si dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Masat e marra paraprakisht ndikuan që numri i të infektuarve të bjerë në 200 në ditë, nga rreth 700 sa kishim më parë. Sipas informacioneve tona, si dhe sipas Universitetit “Xhon Hopkins”, ne jemi ndër tre ose katër vendet që më së mirë jemi ballafaquar me epideminë. Tani ne duhet të sigurohemi, kur kemi lëvizje të madhe të qytetarëve dhe me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë nga bota, t’u krijojmë kushte që ata të kënaqen me familjet e tyre dhe të sigurojmë respektimin e masave”, deklaroi Hoti.

Advertisement

Numri i viktimave nga pandemia Kovid-19 në Kosovë është rritur në gjithsej 1,256 që nga paraqitja e sëmundjes, pasi, sipas raportit të djeshëm të IIKSHPK-së, një natë më par kanë vdekur tetë persona të infektuar me koronavirus./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like