• 29-07-2021

Mbyllen dy objekte në Gostivar, shkelën masat kundër coronavirusit

Mbrëmë (20.12.2020) në rrugën Ilindenska në Gostivar policia ka arrestuar L.N. 50 vjeçar nga Gostivari pronar i një objekti hotelierik i cili ka punuar edhe pas orës 18:00 dhe në të janë hasur më shumë persona, duke shkelur kështu masat kundër coronavirusit

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate. Objekti është mbyllur nga Inspektorati shtetëror i tregut. Mbrëmë gjithashtu është mbyllur edhe një objekt tjetër hotelierik që ka shkelur masat kundër coronavirusit. Me këtë rast është ndaluar XH.V. 62 vjeç, pronar i lokalit./Telegrafi

Read Previous

Hoti: Kosova është mes vendeve që më së miri ballafaqohet me pandeminë

Read Next

KRRE vendos: Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

%d bloggers like this: