Hoti: Albin Kurtit nuk do t’i vie shansi për ta marrë pushtetin

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka deklaruar se kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit nuk do t’i vie më shansi për marrë pushtetin.

Ndërkaq, deklarimet e Kurtit për shfuqizimin e vendimeve të Hotit, nëse do të vjen në pushtet, kandidati i LDK-së dhe kryeministri në detyrë i ka quajtur “parulla për fushatë, pa asnjë përmbajtje”.“Është veç fiksion i tij, nuk ka me i ardhë shansa asnjëherë atij për të marr pushtetin. Ne njëherë ia kemi dhënë pushtetin për 52 ditë dhe dy herë e ka shkelë Kushtetutën. Më nuk do t’ia japin qytetarët mundësinë për të ardhur në pushtet”, tha Hoti për Kurtin.

Hoti shtoi se vendimet që i ka marr ai në krye të qeverisë, s’ka kush që i konteston.“Ato janë vendime të rëndësisë shtetërore. Tash imagjino nëse mund të kontestohet marrëveshja e Uashingtonit ose vendimet që i kam marrë për të vendosë rend dhe ligj në këtë vend, ose parimet e procesit të dialogut, ose vendimi për të shkarkuar drejtorin e Policisë për mungesë efikasiteti, të cilit ai i ka lëshuar mirënjohje dhe mandej ka shkuar në listën e PDK-së. Të gjitha këto janë parulla për fushatë, pa asnjë përmbajtje”, theksoi ai gjatë një vizite në një çerdhe në Prishtinë.Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Advertisement

Burimi: https://kallxo.com/lajm/hoti-albin-kurtit-nuk-do-ti-vie-shansi-per-ta-marre-pushtetin/?fbclid=IwAR2EnEwrMlKmYElTfsWd33yZ038DN3dl2_r_CtS-Y3FblRcCTBQzCYQINgI

Advertisement
Advertisement

You May Also Like