Besian Mustafa zotohet për përkrahje të rinisë së Kosovës

Besian Mustafa u zotua se do të jetë vazhdimisht në përkrahje të rinisë së Kosovës. Këtë e tha në një takim me rininë e kryeqytetit, me të cilët zhvilloi takim ku edhe shpalosi programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rininë, p♪7rcjellë nmk-post.

“Rinia dhe interesat e rinisë mbeten prioritet i yni dhe si të tilla, do të përkrahen pa rezervë, si nga unë ashtu edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, është shprehur Mustafa para të pranishmëve.

Duke u përgjigjur në pyetjet e të rinisë së Prishtinës, ndër tjerash,Mustafa zbuloi se programi i LDK-së parasheh si prioritet zhvillimin e mëtejmë ekonomik të vendit dhe krijimin e sa më shumë vendeve të reja të punës për rininë kosovare.
Besian Mustafa është kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e cila i’a besoi atij edhe pozitën e ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like