Greku arrestohet në Greqi për shkak se spiunonte për Turqinë

Advertisement

Policia greke ka arrestuar një zyrtar të konsullatës turke të akuzuar për spiunazh, kjo me siguri do të përkeqësoj edhe më tej marrëdhëniet mes dy shteteve.

Personi i ndaluar nga policia greke të premten sipas agjencisë së lajmeve Reuters ishte ndaluar dhe marrë në pyetje para një jave. Ai është arrestuar sot. Zyrtari punon në Konsullatën turke në ishullin Rodos.

Një tjetër person me shtetësi greke është arrestuar po ashtu nga autoritetet greke. Bëhet fjalë kuzhinierin në një për anijen që lundronte në relacionin Rodos – Castelrizzo. Njëri prej të dyshuarve akuzohet se ka fotografuar lëvizjet e luftanijeve greke në detin Egje.

Sipas mediave greke të dy personat janë myslimanë nga veriu i Greqisë.

Turqia ende nuk ka reaguar për arrestimin e dy personave nën pretendimin se janë spiunë të Ankarasë.

Marrëdhëniet mes Greqisë e Turqisë këtë ishin përkeqësuar pas krizës me refugjatë në kufirin mes shteteve dhe kontestit për të drejtën e hulumtimit dhe shpimit për derivate në Mesdheun lindor./Koha.net

Advertisement

Read Previous

Bullgaria dëbon diplomatin rus për spiunazh

Read Next

Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë së Sllovenisë

%d bloggers like this: