Bullgaria dëbon diplomatin rus për spiunazh

Bullgaria akuzoi një diplomat rus për spiunazh dhe njoftoi dëbimin e tij nga vendi.

“Ministria e jashtme e Republikës së Bullgarisë shpalli persona non grata një diplomat nga ambasada ruse në Sofie dhe i dha atij 72 orë kohë për t’u larguar nga vendi, për shkak të aktiviteteve jo në përputhje me statusin e tij diplomatik”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme bullgare të qarkulluar të premten.

Rusia tha se akuzat ndaj diplomatit të saj janë “të pabaza”.

Prokurorët thanë se diplomati në fjalë kishte mbledhur prej vitesh informacion mbi dislokimin e forcave ushtarake amerikane në Bullgari.

Ambasada amerikane në Bullgari u shpreh në një deklaratë se “kemi parë shembuj të tepruar gjatë javëve dhe muajve të fundit me zyrtarë rusë që ndërmarrin veprime agresive, që nga spiunazhi në Bullgari dhe deri tek helmimi i kundërshtarëve në vend dhe jashtë tij. Bullgaria është një aleate dhe partnere e fortë në NATO dhe ka të drejtën e pamohueshme për të mbrojtur sovranitetin e saj”.

Advertisement

As Bullgaria dhe as Rusia nuk zbuluan identitetin e diplomatit, por sipas agjensisë së lajmeve Associated Press, mediat lokale e identifikuan me emër Kolonelin Vasiliy Sazanovich.

Bullgaria ka dëbuar të paktën pesë diplomatë rusë gjatë vitit të kaluar të cilët i ka akuzuar për spiunazh.

Ky vend i Evropës Lindore është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por dikur ishte ndër aleatët më të ngushtë të Rusisë gjatë Luftës së Ftohtë./VOA

Advertisement
Advertisement

You May Also Like