Gold Ag bëhet Baba për 28 Nëntor, ja emri djalit

Gold AG që së fundmi publikoi tri këngë kushtuar këtij nëntori historik, tani ka një tjetër arsye që t’i këndojë përjetë.

Arian Agushi dhe Ermira Shkodra u bënë prindër për herë të parë sot me 28 nëntor, njofton Insajderi.

Lajmin e bëri të ditur vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram ku shihet dora e tij dhe e foshnjës.

Frymëzuar nga festa e flamurit, ditëlindja e Adem Jasharit dhe dalja publike e UÇK-së të gjitha në një datë, reperi i ra emrin Gueril djalit të tij.

Shkrimi i plotë i reperit pa ndërhyrje është ky:

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falënderues”. /Insajderi.com

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like