Gjukanoviç: Vuçiq kërkon të krijojë “Serbinë e Madhe”

Estimated read time 1 min read

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se presidenti i Serbisë, është duke e menduar ende idenë për krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe shton se Mali i Zi është pjesë e pashmangshme e një plani të tillë.
Ai thotë se Vuçiç gjithashtu vazhdon ta mbajë gjallë iluzionin për aneksimin e Republika Srpskas.Krejt kjo, sipas Gjukanoviç, vjen si pasojë e tendencës së Serbisë për të kompensuar humbjen e Kosovës.
“Pas humbjes së Kosovës, duket që Mali i Zi është kompensimi më atraktiv dhe i pa anashkalueshëm për mbajtjen gjallë të idesë së Serbisë së Madhe”, ka thënë Gjukanoviç.(BalkanWeb)

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like