Gazetari i njohur shqiptar – sfida me këtë murtajë qenka e paparashikueshme

Estimated read time 1 min read

Shkruan Isak Ramadani

Ka disa dite qe po rikuperohem ne Klinike pas simptomave te Covidit. Ndonese, dozen e dyte, Sinopharm e kam marre me 2 qershor, kjo dtth se sfidat me ‘murtajen’ e re qenkan te paparashikueshme. Nuk kam fjale se si ta falenderoj doktoreshe Milenen, drejtoren e Klinikes infektive qe me gjeti vend ne nje kohe pa kohe si dhe Dr. Arta Kulin. Per kujdesin dhe sakrificen s’mund t’i shprehen vetem mirenjohje nje personeli te madh dhe gjithnje ne gatishmeri nga Dr. Arlinda, Dr. Ana, Dr. Marija, Dr. Kosta, Dr. Iliri e tj. teksa ‘ushtria’ e ketyre reparteve jane vete motrat/infermiere! Last but not least, falenderim i vecante per kolegun dhe shefin tim Arben Xhixho per keshillat teknike-praktike dhe kurajon ne luften me Covidin! Po ashtu, falenderoj kolege e miq nga Uashintoni, Shqiperia e gjetiu qe me telefonuan/shkruan per t’ma hequr merzine.
Nga dhoma 307 çfar klithmash pas kllapishe s’kam degjuar, se nuk lejohemi korridoreve per shkak te izolimit, por nuk jane per t’u thene ketu. Nje grua plake me gjase e vetedijshme per epilogun mbreme pas shume kembenguljesh shkoi ne shtepi prane me te dashurve te saj.
Une me Zotin perpara, pres te dal pas pak ditesh!

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like