Sekretari amerikan: Falënderoj popullin e Kosovës për strehimin e afganëve

Estimated read time 1 min read

Sekretari amerikan, Antony Blinken ka treguar se për çka kanë biseduar sot përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Blinken përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka falënderuar Kurtin për strehimin e afganëve.“Në telefonatën sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, falënderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës shumë kohë më parë ishin refugjatë vetë dhe përsëri kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, ka shkruar ai më tej.

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka biseduar me sekretarin amerikan, Antony Blinken.
Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se temë e diskutimit ishte çështja e pranimit të refugjatëve afganëve në vendin tonë.Kosova deri më tani ka pranuar rreth 700 shtetas të Afganistanit, të cilët po evakuohen nga vendi i tyre pasi talibanët morën kontrollin./Kallxo/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like