• 20-10-2021

Fushata e vaksinimit ende nuk ka nisur, Hasani: Këtë e bëjmë me vetëdije, ngaqë nuk kemi vaksina

Imunizimit të popullatës me vaksina anti-covid në vend, nuk po i paraprin një fushatë sensibilizuese. Nëpër rrjete sociale më shumë qarkullon një anti-fushatë për vaksinim me teori të shumta konspirative, e cila ngre dyshime te qytetarët për përmbajtjen dhe cilësinë e vaksinave. Ka dy muaj që kur ka nisur vaksinimi, e metoda e vetme që po e përdor Ministria e Shëndetësisë për t’i thirrur qytetarët për vaksinim, janë apelet nëpërmjet mediave e rrjeteve sociale. Pikërisht dje ministri i këtij dikasteri Venko Filipçe në Facebookun e tij ftoi qytetarët që të caktojnë termine për vaksinim. Ndërkaq Zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani thotë se fushatën nuk e kanë nisur me qëllim.

“Ne në mënyrë të vetëdijshme jemi të përmbajtur në apel derisa mos t’i marrim vaksinat në numër të mjaftueshëm dhe të vazhdojmë me të gjitha kapacitetet që i kemi me vaksinimin e mëtutjeshëm. Kjo do të thotë se ne për momentin diku bëjmë rreth 2000-2500 vaksinime në ditë, ndërsa kemi kapacitet shumë më të madh që të bëjmë vaksinim por i presim numrat dhe vaksinat që të na mbërrijnë çdo moment. Nuk është kjo kritikë por është strategji e planifikuar”, deklaroi Hasani.

Si duket Ministria e Shëndetësisë druan që mos të gjithë qytetarët do të duan të vaksinohen e në fakt nuk ka vaksina të mjaftueshme.

“Mos të kemi diskrepancë në aktivitetet e promovimit ose të sensibilizimit të opinionit deri në arritjen e vaksinave. Të themi nëse ne e sensibilizojmë opinionin tani ndërsa brenda muajit kemi atë numrin e madh të vaksinave, kemi diskrepancë dhe distancë mes njërës dhe tjetrës veprimtari, kështu që gjithçka është e planifikuar dhe presim vetëm një klik që të mund të vazhdojmë me të gjitha aktivitetet promovuese”, shtoi më tej Hasani.

Në radhë pur tu vaksinuar janë punëtorët mediatik të moshës mbi 40 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike. Vaksinimi i gazetarëve do të kryhet të hënën në mëngjes, në Sallën Boris Trajkovski, në Shkup.
Në këtë grup parashihet të vaksinohen 631 persona./tv21

Read Previous

Droga, 30 ditë paraburgim për të arrestuarit

Read Next

Shqipëria hedh hapin e madh për agjeruesit, duke shkurtuar orën policore

%d bloggers like this: