Fundjavë me kohë pranverore. Temperaturat do të shkojnë deri në…

Moti i ngrohtë me temperatura deri në 20 gradë do të kemi gjatë fundjavës, por që nga e hëna, pritet sërish kohë e ndryshme. Nën ndikimin e një vale të re të lagësht, pritet të ketë përsëri shi. Nesër dhe pasnesër në mëngjes do të ketë mjegull dhe re të ulëta në disa lugina. Të Dielën, do të ketë një rritje të reve dhe një erë e jugut mesatare deri e fortë do të fillojë të fryjë, dhe në fund të ditës do të ketë reshje shiu në pjesët perëndimore. Mot i vranët me reshje shiu do të mbizotërojë të hënën, i cili në vende do të jetë i rrëmbyeshëm i ndjekur nga erë e fortë në jug dhe shtrëngata. Do të ketë shi edhe të martën pasdite. Temperaturat ditore deri të mërkurën do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, thonë parashikuesit e motit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like