Arbër Çeliku: Përse gjithë kjo frikë nga Albin Kurti?!

Teksa sheh që është ngritur një armatë e tërë patriotësh të rrejshëm kundër Albin Kurtit, vetvetiu truri fillon e punon dhe parashtron pareshtur pyetje: Përse vallë?! Përse vallë një shqiptar kaq i edukuar, i urtë, vizionar, trim, patriot, kombëtar, i persekutuar në vazhdimësi nga regjimi serb, të anatemohet dhe ofendohet kësisoj nga vetë shqiptarët?! Njëkohësisht, të shahet, poshtërohet dhe denigrohet madje edhe më shumë se regjimi i Millosheviqit dhe Vuçiqit?!
Procesi i pastrimit shoqëror me rrënjë mund të vonojë, por do të ndodhë patjetër. Nuk kanë pse të kenë frikë ata, të cilët nuk e kanë dëmtuar shoqërinë shqiptare, kurse ata, të cilët për mbi 2 dekada e rrjepën dhe denigruan popullin, le të mendohen. Në mos e bëftë Albini këtë, do ta bëjë dikush tjetër, ngaqë është nevojë e domosdoshme dhe e patjetërsueshme.

Imazhet e këtyre ditëve në përkrahje të Albinit dhe Vjosës nëpër qytetet e Kosovës anembanë, na e kthejnë domosdoshmërisht kujtesën e imazheve të kohës së Anton Çetës, kur njerëzit vërshonin shesheve e lugjeve dhe shtrinin dorën e pajtimit në të mirë të Kosovës dhe unitetit kombëtar. Sot po ndodh e njëjta gjë, Albini dhe Vjosa arritën ta senzibilizojnë dhe bashkojnë popullin kundër të keqes, shpirtit të ligë të këtyre dekadave, që popullin e detyroi të përballet me dilemën hamletiane: “të jesh apo mos të jesh!”.
Frymën për liri, dinjitet, drejtësi dhe demokraci nuk ka arritur ta ndalë as regjimi jugosllav dhe as ai serb, dhe nuk do t’ia dalin as këta patriotët e rrejshëm, që Albinin madje e urrejnë më shumë edhe se Millosheviqin, por që, siç duket, tmerri u ka hyrë në palcë…

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like