• 03-03-2021

Foto prekëse nga dhoma e spitalit, çifti i 90-vjeçarëve fiton betejën me Covid-19

Dorën për dore edhe në një shtrat spitali. Kjo është fotoja e një çifti në Itali në cilët mundën virusin e tmerrshëm Covid-19. Fotoja e Ivo Landi dhe Livia Arrighini, 93 dhe 88 vjeç të shkaktuar në repartin covid u publikua nga djali i tyre.

“Kur infermierët më dërguan foton e babait dhe nënës duke shtrënguar duart e njëri tjetrit u emocionova shumë, nuk arrija ta besoja. Kjo është prova që prindërit tanë kanë një temperament shumë të fortë dhe një dashuri të madhe për njëri-tjetrin, një dashuri që mund të mposhtë edhe koronavirusin”-ka thënë Andrea, djali i çiftit të moshuar.

I pari që u infektua me Covid-19 ishte 90-vjecari i cili vuan nga diabeti dhe probleme me zemrën. Për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre Ivo shtrohet në spital. Mjeket nuk i kishin dhënë shumë shpresa për të jetuar.

“Situata nuk ishte aspak e mire dhe mjekët na lanë të kuptojmë që nuk do të ia hidhte. Por fatmirësisht ai u bë më mirë dhe doli nga spitali. Por pak më vonë ai pësoi një hemorragji dhe u shtua sërish në spital dhe fatmirësisht e kaloi dhe fazën e dytë. Ndërsa nëna e prekur nga covid-19 pësoi një ishemi por edhe ajo si babai e kaloi fatmirësisht. Nëna u shtua në një dhomë me babanë dhe tani janë të dy drejt shërimit”-ka thënë djali i tyre./Northmacedonia-post/

Read Previous

Covid 19/ Në Tetovë po kurohen 40 pacientë, ja gjendja në qytetet tjera

Read Next

A duhet sektori i turizmit dhe gastronomisë të punojë edhe të dielave? Flet Bekteshi

%d bloggers like this: