• 25-10-2021

Covid 19/ Në Tetovë po kurohen 40 pacientë, ja gjendja në qytetet tjera

Në spitalet ku trajtohen pacientët pozitivë ose të dyshuar se janë prekur nga Kovid-19 po hospitalizohen 1348 pacientë, kurse të lirë janë rreth 180 shtretër spitalor, tregon pasqyra e sotme e situatës nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton nmk-post.

Nga të hospitalizuarit, 476 pacientë janë të shtruar në Shkup, ndërsa 872 të tjerët po trajtohen në spitalet e qyteteve të tjera.

Shumica e pacientëve në Shkup janë të shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive – 151 dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” – 108 pacientë. Në Spitalin për Fëmijë në Kozle janë të shtruar 31 pacientë, nga të cilët 8 fëmijë dhe 23 të rritur.

Kjo është situata në klinikat interne: 25 pacientë trajtohen në Klinikën e Dermatologjisë, 33 pacientë në Klinikën e Neurologjisë, 51 pacientë në Institutin e Tuberkulozit, 25 pacientë në Klinikën e Nefrologjisë, 16 pacientë në Klinikën e Syve, në ORL 27 pacientë dhe në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë janë të shtrirë 9 pacientë.

Në spitalet e qyteteve të tjera, më së shumti pacientë po trajtohen në Spitalin e Prilepit (130), në Kumanovë (114) dhe në Ohër (110).

Në Spitaline Manastirit po hospitalizohen 75 pacientë, 71 në Strumicë, 63 në Veles, 40 në Tetovë, 20 në Kërçovë, 17 në Koçanë, 15 në Gjevgjeli, 9 në Dibër./Northmacedonia-post/

Read Previous

Austria fillon testimin masiv për COVID-19 para Krishtlindjeve

Read Next

Foto prekëse nga dhoma e spitalit, çifti i 90-vjeçarëve fiton betejën me Covid-19

%d bloggers like this: