Forcat amerikane largohen pas dy dekadash nga Afganistani

Estimated read time 1 min read

Trupat amerikane u tërhoqën nga baza e tyre kryesore ushtarake në Afganistan.
“Të gjithë ushtarët amerikanë dhe anëtarët e forcave të NATO-s janë larguar nga baza ajrore Bagram”, tha zyrtari i lartë i sigurisë amerikane.
Ushtria amerikane ka koordinuar luftën ajrore dhe mbështetjen logjistike për luftën nga baza ajrore Bagram, në veri të Kabulit dhe tërheqja e forcave simbolizon fundin e misionit të udhëhequr nga SHBA në Afganistan.

Advertisement

Baza po i dorëzohet qeverisë afgane, ndërsa forcat e saj të armatosura përballen me një luftë të ashpër me talebanët.
Tërheqja e forcave të SHBA-së dhe NATO-s shton edhe më shumë pasigurinë në këtë rajon./euronews.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like