Zaev: U zhgënjyem, nuk i filluam negociatat me BE-në

Estimated read time 2 min read

Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalim në Forumin e Prespës për Dialog.
Ka shprehur zhgënjimin e tij, se Bashkimi Evropian nuk e caktoi konferencën e parë ndërqeveritare dhe kështu nuk i f illoi negociatat qasëse me Maqedoninë e Veriut.
Fajin kryesor për këtë, siç tha Zaev, e ka pozicioni joparimor i Bullgarisë.

Advertisement

“Për fat të keq, për shkak të pozicioni joparimor të fqiut tonë Bullgarisë, nuk u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare. Para dy javësh unë udhëhoqa delegacion në Bullgari, duke ofruar dorën e bashkëpunimit dhe gjetjes së zgjidhjes dhe vendosmëri që të ndërmerret hap në drejtim pozitiv. Edhe pse bëmë hap pozitiv të përbashkët, për fat të keq, edhe përskaj porosive të qarta dhe të pahamendësuara nga shoqëria ndërkombëtare, se tani është koha që të arrihet zgjidhje, Bullgaria nuk arriti të mbledhë forcat dhe të ndryshojë qëndrimin ndaj anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Vendimi që mos të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ishte zhgënjim i madh për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është mossukses i madh i politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe porosi e keqe për rajonin: BE-ja nuk e mbajti premtimin e saj. Siç thotë edhe miku im Edi, edhe unë them: BE-ja mund të vendos data, negociata dhe afate të fundit, por megjithatë BE-ja nuk mund të ndryshojë adresën tonë, atë se jemi në zemrën e Evropës, aq më pak kulturën tonë, identitetin tonë dhe ardhmërinë evropiane të popujve tanë si pjesë e familjes evropiane. Ballkani Perëndimor është Evropë. “, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ka porositur, që BE-ja të ndryshojë qasjen e saj ndaj rajonit./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like