Filipçe: Tubimet fetare të mbahen në ambiente të hapura

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe rekomandon që tubimet fetare të organizohen në ambiente të hapura.

Filipçe tha se udhëheqësit e bashkësive fetare janë zotuar për të siguruar shërbime që do të sigurojnë respektimin e protokolleve për parandalim të përhapjes së Covid-19.

“Në takimet me udhëheqësit e bashkësive fetare ata kanë marrë përgjegjësi që të sigurojnë shërbim për mbajtjen e rendit që do të angazhohet për zbatimin e protokolleve. Të organizohen në kushte të hapura. Para kishave, katedraleve ose xhamive. Besoj se është mirë që njerëzit të ndjenjë pak liri, por këtë e lejon gjendja epidemiologjike”, tha mes tjerash Filipçe.

Advertisement

Norvegjia ndëkorhë ka dhuruar 100 respiratorë . Atasheu i Mbrojtjes Norvegjez, nënkoloneli Egill Delltveit tha se Maqedonia e Veriut tashmë është pjesë e NATO-s dhe si e tillë gjithmonë do të ketë mbështetjen e Norvegjisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like