Aksidenti hekurudhor në Rramanli – Azizi: Ekspertiza do t’i zbuloj shkaqet

Sot në Rramanli të Kumanovës në orët e mëngjesit ka ndodhur aksident hekurudhor, shkruan Nmk-post. Sipas informacionëve të para nuk ka ndonjë të lënduar. E në vendngjarje kishte dalur drejtori i Hekurdhave Adnan Azizi. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, deklaron se komisioni për ngjarje të jashtëzakonshme po bëjnë ekpertizën e nevojshme për të mësuar shkaqet e aksidentit.
Ja statusi i plotë:
“Në Rramanli të Kumanovës, atje ku sot fatkeqësisht ndodhi një aksident hekurudhor, e që fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Komisioni për ngjarje të jashtëzakonshme i përbërë nga anëtarë profesionist të HRMV – Transport dhe HRMV – Infrastruktura inspektuan rastin dhe bëjnë ekspertizën e nevojshme në vendngjarje për t’i zbuluar shkaqet nga e cila ndodhi kjo fatkeqësi.
Po punohet me intensitet të lartë për gjetjen e problemit, gjë e cila do të ndihmojë ne evitimin e rasteve tjera të këtilla.”, ka përfunduar Azizi./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like