• 08-03-2021

Filipçe tregon sa mjekë janë vaksinuar kundër covid-19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, me anë të një statusi në fejsbuk ka njoftuar se deri më tani 1.155 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar kundër Covid-19, përcjell SHENJA.

Ai më tej ka shtuar se vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara gjithashtu në platforma të sigurta.

“Përmes ueb-faqes “Vakcinacija.mk” janë realizuar 63.075 paraqitje të qytetarëve për vaksinim. Deri në fund të javës i presim edhe sasitë e tjera të vaksinave nga Serbia, si dhe 200 mijë vaksinat kineze”, shkroi Filipçe.

Ndryshe vaksinimi në vend filloi më 17 shkurt me imunizimin e 202 punonjësve shëndetësor. /SHENJA/

Read Previous

Erdogan: BE nuk arriti ta bëjë pjesën e saj për 4 milionë refugjatët në Turqi

Read Next

Trump fillon përgatitjet: Pritet shpallja e kandidaturës për zgjedhjet presidenciale 2024

%d bloggers like this: