Filipçe tregon kur do të mbërrijnë vaksinat “Pfizer” në Maqedoni

10 mijë vaksina “Pfizer”, do të mbërrijnë në vend më 19 dhe 26 prill, tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Bëhet fjalë për vaksina kundër kovid-19 të cilat merren me marrëveshje të drejtpërdrejtë të vendit me kompaninë, transmeton Portalb.mk.
Sipas faqes zyrtare kovid19vakcinscija.mk, deri më tani janë vaksinuar 29.263 persona nga 155.297 të regjistruar. Përveç në “Boris Trajkovskit”, pika vaksinimi ka edhe në tre poliklinika në Shkup dhe në qendrat shëndetësore në 34 qytete.
Instituti për Shëndetit Publik dje njoftoi se që prej fillimit të vaksinimit kundër kovid-19 në Maqedoni më 17 shkurt, përfshirë edhe datën 11 prill, me dozën e parë janë vaksinuar gjithsej 7.011 punonjës shëndetësorë (4.015 – “Pfizer/Biontech” dhe 2.996 – “Sputnik V”) dhe 5.857 (3.817 – Pfizer/Biontech dhe 2.040 – Sputnik V) me dozë të dytë të vaksinës kovid-19. Vaksinimi i popullsisë për personat mbi 77 vjeç filloi më 31 mars dhe përfshirë 11 prillin, janë vaksinuar 8.330 persona. Nga 5 prilli, vaksinimi masiv filloi në pikën e vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski”, ku përveç punëtorëve të vaksinuar shëndetësorë u vaksinuan persona nga popullata kritike, gjithsej 12.093.
Përndryshe, edhe përkundër vonesave në shpërndarjen e vaksinave përmes mekanizmit Kovaks që u shfaq në fillim të vitit, Maqedonia më 28 mars të këtij viti mori 24.000 doza të vaksinës “AstraZeneka”, e cila aktualisht vaksinon popullatën më të vjetër se 77 vjet. Deri në fund të prillit, përmes këtij mekanizmi pritet të arrijnë 76.000 doza tjera të mbetura të vaksinës AstraZeneka, të cilat do t’i arrijnë vendit përmes Lidhjes globale të vaksinave dhe imunizimit (GAVI).
Megjithëse mekanizmi Kovaks nuk i përmbush pritjet për shpërndarjen e vaksinave gjatë marsit dhe prillit të këtij viti në të gjithë botën, nga GAVI tani njoftojnë se ata do t’i dorëzojnë dozat e kërkuara në të gjitha vendet që kërkuan vaksina në gjysmën e parë të vitit.
“Po përballemi me një sfidë të frikshme, pasi duam t’i japim fund fazës akute të pandemisë: do të jemi të sigurt vetëm kur të gjithë janë të sigurt dhe përpjekjet tona për të siguruar dozat e nevojshme varen nga mbështetja e vazhdueshme e qeverive dhe prodhuesve të vaksinave”, tha Seth Berkeley, drejtor i përgjithshëm i GAVI-it, raporton Deutsche Welle në gjuhën maqedonase.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë në vend, Venko Filipçe dje paralajmëroi se do të arrijnë dy mijë vaksina kineze në formë të donacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Filipçe potencoi se këto vaksina kineze do të përdoren për vaksinimin masiv i cili tashmë ka filluar, ndërkaq me ata do të vaksinohen grupet të cilat do ta kenë radhën sipas planit strategjik për vaksinim.
“Sot do të arrijë një donacion me vaksina kineze. Dy mijë, që do të arrijnë në Aeroportin e Sofjes, ndërsa gjatë ditës do të mbërrijnë në vendin tonë. Kemi organizuar transportin. Tashmë automjeti është nisur për në Sofje”, tha ministri Filipçe./Portalb/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like