Filipçe: Të bëhemi bashkë, opozita të udhëheqë Komisionin për Qendrën Klinike

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot I bëri thirrje opozitës në Kuvend t’I tërheqë 2.000 amandamentet me të cilat është bllokuar Ligji për ndërtimin e Qendrës së re universitare klinike.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, disa here deri më tani dhe gjatë komisioneve kuvendore dhe në mbledhjet për pyetje të deputetëve Filipçe dhe Qeveria I ofruan opozitës komision kuvendor të cilin do ta udhëhiqnin deputetë opozitarë dhe do ta kontrollonin procesin e ndërtimit, kryerjes dhe çdo aspekt të projektit për Qendrën klinike.

“Ministria e Shëndetësisë do të qëndrojë anash dhe do të jetë mbështetje e opozitëps. E tërë procedura për Qendrën e re klinike është publike dhe transparente, nëse opozita nuk I pranon këto propozime do të jetë e qartë se fare nuk bëhet fjalë për mosbesim të tyre apo dëshirë për avancim të projektit, por thjeshtë strategji për bllokada dhe jokonstruktivitet I cili po zgjatë tashmë një kohë”, konsideron Filipçe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like