Albin Kurti përkujton Shaban Jasharin: U bë mësuesi i lirisë për bijat dhe bijtë e tij

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në ditën e mësuesve ka kutjuar Shaban Jasharin si mësues rezistent, luftëtar e dëshmor.

Baca Shaban u bë edhe mësues i lirisë për bijat dhe bijtë e tij, shkruan Kurti.

“Le të kujtojmë sot figurën e mësuesit rezistent, luftëtar, dëshmor. Por edhe të rindjejmë e përkujtojmë atë vrull arsimues të Shaban Jasharit. Le ta rikujtojmë si mësuesi më i shpallur i bijve e bijave të tij. Mësues special ishte baca Shaban sepse u kthye në mësues për fëmijët e tij. Por baca Shaban ishte edhe mësues integral sepse u bë mësuesi i lirisë për bijat dhe bijtë e tij”, ka shkruar Kurti

Advertisement

Ai po ashtu ka thënë se në këtë kuptim 7 marsi mund të marrë vlerën e vet më të plotë.

“Mësuesi nuk është ai që na sjell dijen abstrakte dhe vetminë, por virtytin publik të lirisë, deri edhe dijen e vetëmohimit në emër të hapjes së një epoke të re”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Kurtit në Facebook./insajderi

Advertisement
Advertisement

You May Also Like