Zaev: Numri i qytetarëve të regjistruar nuk ndikon në numrin e votuesve

Estimated read time 1 min read
Advertisement

Kryeministri Zoran Zaev thotë se numri i qytetarëve të regjistruar nuk ndikon në numrin e votuesve në listën zgjedhore, e cila po ashtu numëron mbi 1 milion e 800 mijë votues. Zaev beson se me regjistrimin e suksesshëm, pushteti dëshmoi se është i aftë të organizojë procese të rëndësishme që nuk janë bërë për dekada me radhë. Regjistrimi është çështje tjetër nga lista zgjedhore, në çdo segment, bazë ose strukturë. Po, një pjesë është e lidhur. E para, numri i përgjithshëm i qytetarëve janë banorë të shtetit. Një pjesë e qytetarëve janë shtetas por nuk janë rezidentë, jetojnë jashtë vendit. E dyta, me siguri jo e gjithë diaspora është regjistruar. Janë regjistruar diku 204 mijë qytetar a të gjithë e dimë se diaspora është e madhe. Të gjitha ata janë shtetas me adresë banimi këtu dhe janë në listën zgjedhore”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like