Filipçe nënshkruan marrëveshjen me “Sinofarm” për vaksinën Kineze

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Venko Filipce, nënshkroi kontratën për prokurimin e vaksinave kundër covid-19 nga prodhuesi kinez “Sinofarm”. Me Marrëveshjen, Republika e Maqedonisë Veriore nga kompania kineze “Sinofarm” siguron 200,000 vaksina që do të mbërrijnë në shkurt. Data e saktë e mbërritjes dhe e gjithë informacioni lidhur me dorëzimin pritet të përcaktohet në ditët në vijim. Ministria e Shëndetësisë, duke respektuar parashikimin e marrëveshjes sekrete, dhe në përputhje me politikën globale të të gjitha kompanive të vaksinave, përfshirë Sinofarm, të dhënat e përfshira në marrëveshje mbeten konfidenciale.

Vaksinimi kundër covid-19 do të luajë një rol kryesor në zvogëlimin e efekteve të dëmshme në shëndetin e popullatës dhe shoqërisë në përgjithësi, duke forcuar imunitetin kolektiv në një pandemi. Imunizimi është një armë e fuqishme në luftën kundër koronavirusit, por përkundër kësaj, masat shëndetësore për mbrojtjen personale duhet të vazhdojnë të respektohen./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like