Rritja e shifrave e të infektuarve, Rama: Të shmangim kthimin e masave shtrënguese

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu janë në një bashkëbisedim me gazetarët, ku po flasin lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Rama bëri me dije se është rritur numri i të infektuarve, ku shihet se është shtuar prekja e të rinjve nga Covid-19.

Ai tha se është vënë re thyerja e rregullave anti Covid të vendosura deri më tani, si mos mbajtja e maskës jashtë shtëpisë, duke paralajmëruar se kjo mund të sjell edhe një herë kthimin e masave ekstreme.

Kryeministri ka paralajmëruar edhe politikanët, jo vetëm të partisë që ai drejton por edhe të partive të tjera.

“Koha për përgjegjësi qytetare maksimale në këtë fazë rritjeje të numrit të infektimeve – sinjalet për hyrjen edhe në Shqipëri të varianteve të reja të covid-19 dhe rritja e numrit të infektimeve tek moshat e reja, janë arsye të forta për të reaguar fort së bashku tani, pa humbur asnjë ditë, që të pengojmë medoemos kthimin tek masat e forta kufizuese”-tha Rama.

Burimi: http://shekulli.com.al/rritja-e-shifrave-e-te-infektuarve-rama-te-shmangim-kthimin-e-masave-shtrenguese/?fbclid=IwAR0ynx-TKv84PoGkLZvVJM51bKh23eyb3TfUXAhBC9tzkm39Gj38atNSAYU

Advertisement
Advertisement

You May Also Like