Filipçe: Në dy javët e fundit mbi 100 mijë të paraqitur për vaksinim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar sot se në vazhdimësi është duke u rritur interesimi për t’u vaksinuar.
“Vetëm në dy javët e fundit më tepër se 100 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim në vaksinacija.mk ndërsa numri i të interesuarve ka tejkaluar 400 mijë. I inkurajojë të gjithë qytetarët që sa më shpejtë të paraqiten në ueb-faqen që të mund t’i japim fund pandemisë”, ka shkruar Filipçe, përcjell, SHENJA.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like