• 28-11-2021

Filipçe: Do të kufizohen çmimet e spitaleve private për trajtim të Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas mbledhjes së sotme të Shtabit Qendror për Menaxhim me Kriza është vendosur që të bëhen ndryshime në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore me çka do të kufizohen çmimet e spitaleve private për trajtim të pacientëve me koronavirus, raporton Alsat. “Është marrë vendim që të ndryshohet Ligji për Mbrojtje Shëndetësore, ku spitaleve private do tu kufizohet çmimi i mjeteve financiare gjatë kohës së krizës ose gjatë gjendjes së jashtëzakonshme e që ka të bëj me trajtimin e Covid-19. Nesër në Qeveri do të dorëzojmë propozim ndryshimin e Ligjit për Mbrojte Shëndetësore”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

Read Previous

Zhgënjimi në “El Clasico” nxit më tej dyshimet mbi të ardhmen e Messit

Read Next

Abdixhiku kritikon Qeverinë Kurti: Keni braktisur njerëzit në kohë krize

%d bloggers like this: