Abdixhiku kritikon Qeverinë Kurti: Keni braktisur njerëzit në kohë krize

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Shqipëri, teksa dhjetëra qytetarë të Kosovës vdesin çdo javë si pasojë e pandemisë COVID-19. Sipas Abdixhikut, Qeveria i ka braktisur qytetarët në një kohë të krize; shëndetësore dhe ekonomike.
“Kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi”, ka shkruar ai në Facebook.
Opozitari e ka parë si të dobët fillimin e qeverisjes së re.
“Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi”.
Shumë deputetë e ministra të Qeverisë Kurti, kanë kaluar vikendin në Shqipëri – atje ku më 25 Prill mbahen zgjedhjet parlamentare. Partia e pushtetit në Kosovë, garon me tre kandidatë për deputetë andej kufirit.
Ndërsa, në Kosovë ka rritje të infeksioneve javëve të fundit.
Gjatë javës së kemi lërë pas, Qeveria e Kosovës ka marrë masa më rigoroze anti-COVID – masa të cilat vlejnë edhe këtë javë. Gati 100 mijë raste me COVID-19 janë regjistruar që nga 13 marsi vitit kaluar kur shpërtheu pandemia.
Numri vdekjeve tashmë ka arritur rreth 2 mijë. /Insajderi.com

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like