Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se deri në fund të vitit do të ndërtohen katër spitale modulare në Kumanovë, Strumicë, Gjevgjeli dhe Strugë.
Sipas tij montimi i spitaleve modulare fillon gjatë këtij muaji dhe duhet të përfundojë në fund të vitit, kurse prioritet do të kenë Kumanova dhe Strumicë dhe më pas Struga dhe Gjevgjelia.
