Sot ajër mbytës, temperatura të larta dhe pluhur saharian!

Estimated read time 1 min read

Gjatë ditës së sotme pritet afrimi gradual nga Europa Perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Evropën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Sahara-së. Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit mbytës, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.

Advertisement

Temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 gradë celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 gradë më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë./L.F-dritare.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like