Ekspozita dhe Libri i Prof.Dr. Ismail Ahmedit në qendër të vëmendjes në Festivalin Ndërkombëtarë të Kulturës ne Sharika-EBA

Në kornizën e bashkëpunimit mes Ambasadës së RMVsë në Emiratet e Bashkuara Arabe-Abu Dhabi dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore u bë hapja solemne e ekspozitës së dorëshkrimeve arabe në Maqedoninë e Veriut.
Ekspozitë ekskluzive dhe e para e llojit e përgatitur enkas nga Profesori i mirënjohur me renome ndërkombëtare akademike nga Kërçova, Profesor Dr. Ismail Ahmedi. Ekspozita e tij mori vendin qendror në hapësirën e Festivalit të 18të të Trashëgimisë Kulturore te Sharikas (20 mars 18 prill 2021) nën moton “Kultura na Bashkon”.
Në suaza të festivalit me 07 prill 2021 u bë promovimi i librit të Profesor Dr. ISMAIL Ahmedit nga vepra e tij shkencore: “Kultura arabe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë mes shekullit XV-XVIII”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like