• 26-07-2021

Yuri Kim: Tregohuni të pamëshirshëm përballë krimit

Rritja e sigurisë në pikat kufitare të vendit mbetet prioritet i qeverisë amerikane.
Pas Qafë Thanës, të tjera pajisje teknologjike u dhuruan për pikën doganore të Kakavijës. Sipas ambasadores së SHBA, Yuri Kim, kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj, por edhe për sigurinë globale.

“Angazhimi i qeverisë së SHBA për forcimin e ligjzbatimit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve të teknologjisë më të fundit nga ne, janë dëshmi e përkushtimit tonë për të forcuar kapacitetin e Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të paligjshëm dhe krimit ndërkufitar”, deklaroi Kim.
E ndalur tek situata krimianle, diplomatja kërkoi nga policia kufitare më shumë bashkëpunim me autoritetet e tjera ligjzbatuese.

“Trafikimi i armëve të shkatërrimit në masë, tregtia e paligjshme e narkotikëve, terrorizmi dhe krimi i organizuar ndërkombëtar i lidh diçka e përbashkët: ato drejtohen nga elementë kriminalë të zgjuar dhe të pamëshirshëm. Ndaj, për këtë arsye, ne duhet të jemi pak më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit. SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë krah jush përballë krimit gjithnjë në zhvillim.”

Gjatë dhurimit të pajisjeve, të pranishëm në Pikën Kufitare të Kakavijës ishin ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtori i Policisë, Ardi Veli, si dhe ambasadorja greke në Tiranë, Sophia Philippidou./vizionplus

Read Previous

‘Vr ite shqiptarin! Do ta lyejmë Kosovën me…’! Gjykata e Prishtinës jep dënimin surprizë për malazezin

Read Next

Hungaria vazhdon “luftën” kundër BE, Orban hedh në referenduam ligjin anti-LGBT

%d bloggers like this: