• 20-10-2021

Edhe Tetova do të bëhet me spital të ri modular për Covid 19

Gjatë 7 ditëve të kaluara gjendja epidemiologjike lidhur me COVID19 në komunën e Tetovës dhe 5 komunat përreth është me sa vijon:

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #COVID19 nga fillimi i pandemisë e deri më sot është 4394. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 3154 persona kurse 162 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 984.

 

Në Spitalin klinik të Tetovës, respektivisht në repartin e infektologjisë janë gjithsej 45 pacientë me përmbajtje oksigjeni, dhe të cilët kryesisht janë me pasqyrë më të rëndë klinike.

 

 

Gjithashtu autoritetet shëndetësore informuan se këto ditë ka filluar edhe ndërtimi i spitalit modular për covid19, që është një nga 17 qendrat e këtilla që do të ndërtohen në të gjitha qytetet e vendit. Paraprakisht e Komuna e Tetovës ka siguruar të gjitha dokumentacionet dhe pëlqimet e nevojshme urbanistike për ndërtim të këtij objekti në kuadër të Qendrës Klinike në Tetovë.

 

Në çerdhet dhe shkollat e komunës së Tetovës gjendja epidemiologjike lidhur me covid19 është me sa vijon; Në çerdhe kemi 5 raste aktive 3 grupe të fëmijëve në izolim. Në shkollat fillore janë 12 mësimdhënës pozitiv dhe 3 klasa në izolim shtëpiak. Në shkollat e mesme kemi 11 mësimdhënës pozitiv me covid19 kurse procesi i mësimit në distancë vazhdon të zhvillohet sipas planit dhe dinamikës së paraparë, kurse poashtu ka filluar edhe procedura e maturës shtetërore dhe shkollore.

Gjatë javës së kaluar, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, nga 08.12.2020 e deri më 14.12.2020 për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse janë shqiptuar kallëzime për kundërvajtje për gjithsej 463 persona. Gjithashtu nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në rajonin e komunës së Tetovës, janë lëshuar 560 vendime të reja për izolim të detyrueshëm, kurse ndaj 1143 personave me vendime të tilla janë kryer kontrolle dhe nuk është konstatuar asnjë shkelje apo mosrespektim i vendimeve të lartëpërmendura.

 

 

Komuna e Tetovës apelon që të gjitha rastet me covid19, dhe në veçanti personat në moshë më të shtyer si dhe ato me komorbiditetete plotësuese, trajtimin dhe përkujdesin shëndetësor ta marrin në kohë dhe institucionet publike për trajtim të covid19. Trajtimi i vonshëm dhe marrja e terapive në mënyrë private vetëm sa përkeqëson gjiendjen shendetësore të personave të infektuar duke pamundësuar shërimin adekuat të tyre në fazat e mëtutjeshme kur sëmundja veçse është zhvilluar dhe është në fazën e saj terminale.

 

Sipas parashikimeve të autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare atyre në vend, lufta me pandeminë e covid19 do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, andaj kërkojmë nga qytetarët që në kohën që vjen të tregohen akoma më të kujdeshëm dhe të ndërgjegjshëm duke respektuar të gjitha masat dhe protokolet mbrojtëse./Zhurnal.mk

Read Previous

Anthony Joshua – Tyson Fury, flitet për datën e duelit të gjigantëve

Read Next

213 të infektuar dhe 632 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoni

%d bloggers like this: