• 18-06-2021

Anthony Joshua – Tyson Fury, flitet për datën e duelit të gjigantëve

Anthony Joshua respektoi parashikimet dhe mundi pa shumë vështirësi veteranin bullgar, Kubrat Pulev, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë sfidës së madhe me boksierin tjetër britanik Tyson Fury.

Në Londër AJ e mbylli duelin e tij me “kobrën” me “knock out” në raundin e 9-të dhe menjëherë pas mbrojtjes së titujve në versionet ËBA, IBF, ËBO e IBO 31-vjeçari britanik i hodhi dorashkën rivalit të tij.

Në krahun tjetër Tyson Fury kishte kohë që po këmbëngulte për një përballje të madhe ndërmjet dy boksierëve britanikë, kështu që tani gjithçka duket gati për një sfidë të madhe ndërmjet dy boksierëve më të mirë të këtyre viteve të fundit.

Promotori i famshëm i Joshua-s, Eddie Hearn, deklaroi se do të mjaftonin vetëm dy ditë për të siguruar një marrëveshje ndërmjet palëve dhe kopsitur gjithçka. Joshua – Fury përfaqëson sfidën e sfidave dhe pse jo, ndoshta edhe një ndër ngjarjet sportive më të famshme në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Steka është ngritur vërtet shumë lart për të dy këta boksierë, që për hir të së vërtetës prej kohësh nuk bëjnë gjë tjetër përveçse thumbojnë njëri – tjetrin në distancë.

Në fakt bëhet fjalë për një derbi britanik, që ka marrë përmasa botërore dhe një duel të jashtëzakonshëm ndërmjet dy boksierëve që urrehen. Anthony Joshua është 31-vjeç dhe ka lindur në Ëatford, nga prindër me origjinë nigeriane, ndërsa “Gypsy King” është vetëm 10 muaj më i madh në moshë dhe ka lindur në Manchester nga prindër irlandezë, shkruan “Supersport”. Bisedimet ndërmjet palëve për këtë sfidë të madhe nisën që në fillim të javës, për të sheshuar çdo mosmarrëveshje dhe shtruar rrugën për caktimin e një date brenda vitit 2021. Natyrisht që gjithçka lidhet me një periudhë të vështirë, që ka kushtëzuar çdo aktivitet në të gjithë globin, kështu që palët janë të interesuara për ta zhvilluar këtë duel në një moment të dytë, pasi të ketë rënë forca e pandemisë së Koronavirusit.

Read Previous

Ibrahimovic kthehet në stërvitje

Read Next

Edhe Tetova do të bëhet me spital të ri modular për Covid 19

%d bloggers like this: