E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani

Eni Doko, mjeke specialiste, është ndarë nga jeta këtë të dielë në Gjermani.

Lajmin e trishtë e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, mjekja shkruan se Doko ishte një njeri i mrekullueshëm duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, por edhe kolegët e saj.

Mjekja ka mbaruar studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani.

Statusi i plotë:

Dr. Eni Doko një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si koleg dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë.