Drejtori Tushi Dervishi ndan vendimet pêr të punësuarit e Konviktit Studentor në Tetovë

Estimated read time 2 min read

Drejtori Dervishi ndan vendimet pêr të punësuarit e Konviktit Studentor në Tetovë

Vetëm jo 2 muaj të plota pas fillimit me punë të Konviktit Shtetëror Studentor, drejtori i këtij institucioni Ajetali Dervishi, ka ndarë 10 vendime për tê punësuarit. Ndërkaq edhe tre vendime të tjera janê në procedurë të sipërme për shkak të dhënjes të testit administrativ.

“Sot kemi dhënë 10 vendime për punësime të rregillta, ndërsa për pak ditë përfundon edhe procedura për tre punëtorë të tjerë. Me këtë rast dua të falenderoj ministrin e arsimit Jeton Shaqiri dhe ministrin e financave Fatmir Besimi për veprimin e shpejtë për sistematizimin e plotë të punëtorëve të Konviktit Shtetëror Studentor. Nëse me ndërtimin e Konviktit u krijuan kushte për banim studentor evropiane, me vendimet e sotme krijojmë edhe shêrbim evropian për studentët”, ka thë drejtori KSHS Ajetali Dervishi – Tushi.

Advertisement

Drejtori aktual i Konviktit, Dervishi – Tushi, para detyrës në këtë institucion, ka udhëhequr edhe Ndërmarrjen Publike Komunale në Tetovë. Për një kohë të shkurtër ai kishte arritur të stabilizoj këtë ndërmarrje problematike, duke përgjysmuar borxhet e mbetura në rroga ndaj punëtorëve.

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like