Mexhiti: Grubi të mos fshihet pas kryetarit Ahmeti

Vazhdojnë përplasjet mes dy integristëve Mexhiti-Grubi.

E fundit është për Naser Zyberin i cili dje u bë Avokat i popullit edhe pse BDI para zgjedhjeve e kandidoi për kryeministër.

Se kush do të bëhet kryeministër në 100 ditët e fundit të qeverisë, deputeti Mexhiti tha se për këtë duhet të përgjigjet zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

“Për këtë mendoj se duhet ta pyesni z.Grubi se cila është marrëveshja dhe a do të jetë z.Naser Zyberi në ato 100 ditë kryeministër, e nëse nuk do të jetë, pse nuk do të jetë dhe kush do të jetë kryeministri i parë shqiptar në RMV?”, tha Izet Mexhiti – deputet i BDI-së.

Por, këtë deklaratë të Mexhitit, Grubi e quan lapsus. Në një intervistë për Tv Telma, Grubi tha se Mexhiti ka menduar të thotë pyetni z.Ahmetin.

“E lexova deklaratën mendoj se ishte lapsus i vogël , për shkak se thotë pyetni zotëri Grubin, ka menduar të thotë pyetni zotëri Ahmetin, për shkak se bisedimet dhe marrëveshjet i bën kryetari i partisë Ahmeti dhe konfirmohen unanimisht në kryesinë qendrore të partisë, me mbështetje të të gjithë anëtarëve të BDI-së, në fakt programi i Qeverisë gjithashtu është votuar edhe në kuvend, kështu që mendoj se bëhet fjalë për një gaf”, u shpreh Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.

Advertisement

TV21 sot pyeti deputetin Mexhiti nëse vërtetë ka bërë lapsus? Mexhiti me përgjigje:

“Nuk është lapsus. Përgjigjen duhet ta jep z.Grubi me qe ai e promovoi marrëveshjen kinse historike. Poshtu na tregon edhe si do duket BDI në 20 vitet e ardhshme. D.m.th. ai i din te gjitha”, deklaroi Izet Mexhiti – deputet i BDI-së.

Por, nëse marrëveshja për Kryeministrin shqiptar në 100 ditët e fundit u arrit mes Ahmetit dhe Zaevit, a është kjo një porosi që Mexhiti po ia dërgon kryetarit të tij përmes Grubit?

Mexhiti tha se porosia është për direkt për Grubin, sepse siç tha, në Qeveri ka kryeministër dhe zv/kryeministër të pare. Mexhiti në përgjigjen e tij shtoi se Grubi duhet të përballet me përgjegjësinë që e ka marrë, jo të fshihet pas kryetarit Ahmeti./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like