Përplasje brenda LSDM-së – Zaevi ultimatum ndaj Kovaçeskit!

Estimated read time 1 min read

Dimitar Kovaçevski po i numëron ditët e fundit si kryeministër në Qeveri. Por sipas burimeve të TV21, atij i kërkohet të largohet nga karrigia e kryetarit të në LSDM-së. Burimet thonë se një ultimatum të tillë ia ka dërguar ish-kryeministri dhe kryetari i partisë, Zoran Zaev. Këto janë informacione jozyrtare të cilat i ka marrë TV21 dhe për të cilat sot nuk kemi arritur të marrim përgjigje në pyetjet e dërguara drejt Zoran Zaevit. Zaev dhe Kovaçevski nuk kanë komunikuar që para Vitit të Ri. Mesazhin me ultimatumin që e ka marrë Kovaçevski e ka dërguar drejtpërdrejt Zaev, pas së cilës është hapur një konflikt serioz në kryesinë aktuale të LSDM-së, të udhëhequr nga Kovaçevski.

Advertisement

Siç raportoi TV21 para tre muajve, Zaev ka kërkuar nga lidershipi aktual i LSDM-së që të ketë lista të përbashkëta me BDI-në në zgjedhjet e arshme, por edhe mbështetje nga të gjithë partnerët e koalicionit për kandidatin presidencial që në raundin e parë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like