Djemt e FSK bejne cudine ne Turqi. Shpetojne dy persona pas 152 ore nen rrenoja

Estimated read time 1 min read

162 orë pas tërmetit në Turqi, FSK-ja shpëton një 45-vjeçar dhe një 13-vjeçare

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se 162 orë pas tërmetit në Turqi, pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtuar një 45-vjeçar dhe një 13-vjeçare.

Mehaj është shprehur se shpreson që në orët në vijim, pjesëtarët e FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas tërmetit, përcjell Klankosova.tv.

“Lajm i mrekullueshëm! U konfirmua se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontigjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, një burrë i moshës 45 vjeç, dhe tjetra vajzë 13 vjeçe. Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like