Dje janë aplikuar 15.574 vaksina

Estimated read time 1 min read

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme është vërejtur rritje e dukshme e interesimit për vaksinim nga qytetarët.

Vaksinimi është duke u zhvilluar në mënyrë të pandërprerë në të gjitha pikat e shtetit, kurse është në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimi në shtet dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 571.392 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 8.808 qytetarë, kurse dje janë vaksinuar gjithsej 15.574 qytetarë, transmeton TV21.

Advertisement

Në shtet gjithsej janë aplikuar 1.033.584 doza të vaksinës, kurse janë rivaksinuar 462.192 qytetarë.

Me numrat e fundit, 67% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 60% e popullsisë mbi 60 është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës dhe 50% e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like