Dita e gjashtë të zjarreve aktive në Greqi, banorët largohen nga ishulli Evia

Estimated read time 2 min read

Mijëra banorë të ishullit grek Evia janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi zjarret pranë shtëpive të tyre po vazhdojnë akoma të jenë aktive edhe në ditën e gjashtë dukë bërë kështu jetesën aty pranë si rrezik serioz për jetë.
Ekipet shpëtuese bashkë me tragetet ishin në gatishmëri për evakuim të banorëve, derisa një pjesë e tyre në mënyrë të sigurte u dërguan në det, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Zjarret që kishin kapluar periferitë veriore të Athinës ditët e fundit u shuan përsëri. Por zjarri në Evia si ishulli më i madh në lindje të kryeqytetit dhe u përhap shpejt në disa fronte, duke djegur mijëra hektarë pyje të pacenuar në pjesën veriore të tij dhe duke detyruar evakuimin e dhjetëra fshatrave.
“Ndihem e zemëruar. Kam humbur shtëpinë time, asgjë nuk do të jetë e njëjtë të nesërmen. shatrat tanë janë shkatërruar, nuk ka mbetur asgjë nga shtëpitë tona”, tha një banore gjatë kohës sa po largohej nga shtëpia e saj.

Nga zjarret masive të shpërthyera në Greqi kanë shkatërruar pjesë drastike të pyjeve ndërsa rojet bregdetare kanë evakuuar më shumë se 2,000 njerëz, përfshirë shumë banorë të moshuar, nga pjesë të ndryshme të ishullit që nga dita e martë.
Ndërsa shumë persona të tjerët u larguan nga fshatrat e tyre në këmbë gjatë natës, duke ecur përgjatë rrugëve të ndotura me pemë në flakë.
Guvernatori i Greqisë qendrore, Fanis Spanos, tha se situata në veri të ishullit kishte qenë “shumë e vështirë” për gati një javë.

Advertisement

Për ti dalë në ndihmë Greqisë nga situata e rënduar nga zjarret, Franca, Egjipti, Zvicra dhe Spanja kanë dërguar ndihmat e tyre duke përfshirë edhe avionë e zjarrfikës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like