Dita e diel ditë pune vetëm për 36 biznese

“Propozim-ligji shumë shpejtë do të publikohet në ENER në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të komentojnë dhe të japin vërejtjet e tyre”, ka thënë ministrja Shahpaska, ndërsa ka shtuar se nga 34 bizneset fillestare që do të duhet të punojnë ditën e diel, tanimë janë 36 aktivitete, ose dy më shumë sesa ishte parashikuar më parë

Shkup, 28 shkurt – Projektligji që shpall ditën e diel ditë jopune është në fazën e saj përfundimtare dhe negociatat e fundit vijojnë për atë që, cilën ditë punëtorët që do të punojnë të dielave – ta përdorin si ditë pushimi pushimit dhe kompensimin si një detyrim ligjor i punëdhënësve. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, pret që propozimi të shpallet në ENER brenda një kohe shumë të shkurtër. “Jemi në rrugë të duhur për ta finalizuar propozim-ligjin. Tani më tre muaj kemi debatuar me të gjithë aktorët e interesuar që i përfshinë ky ligj. Aktualisht është duke u diskutuar për punëtorët që do të punojnë të dielën dhe se kur do ta shfrytëzojnë ditën e tyre të pushimit brenda javës, qoftë të hënën apo të shtunën. Por që duhet t’ju takoj dhe pagesë shtesë. Propozim-ligji do të publikohet në ENER në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të komentojnë dhe të japin vërejtjet e tyre”, ka shtuar ajo. Sipas saj, nga 34 bizneset fillestare që do të duhet të punojnë ditën e diel, tanimë janë 36 aktivitete, ose dy më shumë sesa ishte parashikuar më parë.

Përndryshe, iniciativa e këtillë është përfolur që prej janarit të këtij viti, pasi hulumtimet për të drejtat e punëtorëve kanë treguar se në Maqedoninë e Veriut – shkelen në mënyrë të vazhdueshme, duke u deturuar të punojnë edhe jashtë orarit të punës. Hulumtimi i shoqatës civile “Zëri i Tekstilit”, në të cilin janë përfshirë 870 të anketuar, tregon se 70% punonjësve punojnë jashtë orarit të punës, 59.3% punojnë mbi 50 orë në javë, ndërsa vetëm 11.3% janë deklaruar se nuk punojnë gjatë festave dhe vikendeve. Kërkesë që të shpallet dita e diel ditë jopune për të gjithë punëtorët ka pasur edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Advertisement

“Analizat dhe shembujt tregojnë se punëtori do të jetë më produktiv, do të ketë më shumë kohë për familjen, për pushim dhe avancim profesional. Obligimet e punës mund të kryhen gjatë javës, a njëkohësisht të mos ketë pasoja as biznesi e as punëtori dhe qytetarët”, kanë deklaruar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Ndryshe, shpallja e së dielës si ditë jopune është një premtim parazgjedhor i Qeverisë aktuale që i ka ndarë qytetarët dhe institucionet në dy kampe, njëri pro dhe tjetri kundër propozimit për të mos punuar të në ditën e diel. (koha.mk)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like