Dimri i vërtetë po vjen në Maqedoni, në fund të javës borë dhe temperatura polare

Vala e ftohtë që tashmë po zbret nga Arktatiku dhe do të mbërrijë në vendin tonë të enjten në mbrëmje dhe gjatë natës drejt së premtes, do të sjellë reshje dëbore në pjesën më të madhe të Maqedonisë, e në veçanti ditëve të uikendit, informon nmk-post.

Sipas analizave të fundit të modeleve meteorologjike, shumica e borës gjatë fundjavës pritet në pjesët perëndimore dhe jugore të Maqedonisë, nga 10 deri në 30 centimetra, në vendet malore. Në disa pjesë tjera të vendit, mbulesa e borës pritet të jetë më e vogël.

Advertisement

Kjo valë e ftohtë do të sjellë temperatura mjaft të ulta, ku në disa vende do të arrijë deri më -20 gradë./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like