Dëmtohen billbordet në Tetovë, akuza ndërmjet PDSh-së dhe ASh-së

Estimated read time 3 min read

“CIVIL” KA EVIDENTUAR DISA PARREGULLSI GJATË FUSHATËS

Policia e Tetovës ka njoftuar se në orën 01.50 të ditës së sotme është denoncuar rasti I dëmtimit të materialit zgjedhor të partisë politike në disa lokacione, nga disa persona që kanë lëvizur me automjete me targa të Tetovës.

MPB

“Automjetet janë ndaluar nga ana e zyrtarëve policor të SPB-Tetovë dhe është konstatuar se automjeti “Audi” është drejtuar nga M.T (56) nga Tetova, kurse makina “Golf” nga XH.K (34) nga rajoni I Tetovës. Në automjetet kishin qenë edhe dy persona. Në koordinim me Prokurorin Publik po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”

Mediat të ndryshme kanë njoftuar se në aksionin e dëmtimit të materialit zgjedhor të partisë ASH ka marrë pjesë edhe lideri I PDSH-së, Menduh Thaci, por përmes një përgënjeshtrimi nga kjo parti thuhet se pikërisht bilbordet e kësaj partie janë dëmtuar nga persona të panjohur.

PDSH

 Partia Demokratike Shqiptare njofton opinionin se lajmet e plasuara në disa mediume maqedone, janë të pavërteta, shpifëse, vetëm me qëllim të dëmtohet një subjekt politik. Mbrëmë, persona të panjohur kanë përdhosur dhe dëmtuar në disa vende materiale propagandistike të kandidatit tonë në Tetovë.

Ka reaguar edhe ASH-ja duke thënë se mbrëmjen e të enjtes janë dëmtuar disa bilborde të Vullnet Murseli, kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës nga koalicioni ASH/AA.

ASH

Vandalizmat e këtilla janë tendenca të turpshme të individëve të  dështuar në politikë për të futur në vallen e tyre të turpit  aktivistët tonë. I sigurojmë simpatizantët, votuesit por në veçanti të gjithë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës se koalicioni ASH/AA dhe  ekipi i  Vullnet Murseli nuk bien në nivelin e atyre që i ka kapluar  frika dhe paniku nga humbja që i pret. Presim që organet e hetuesisë dhe forcat e rendit të hedhin dritë mbi  këtë akt të turpshëm dhe fajtorët të dënohen sipas ligjit dhe kodit  penal.

Advertisement

Ndërkohë, organizata “CIVIL” e cila mbikqyr fushatën zgjedhore, në një raport të publikuar njofton se gjatë katër ditëve të kësaj fushate nuk janë vërrejtur raste të presioneve, shantazheve, kërcënimeve dhe dukurive tjera, por sic thonë, ekipi monitorues I CIVIL-it ka shumë punë. Me këtë rast përmenden keqpërdorimi I armëve të zjarrit, shkelja e masave kundër COVID-19, fushatë të zezë kundër shoqërisë civile, diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara, por edhe keqpërdorimin politik të fëmjëve gjatë fushatës./KlanMacedonia/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like