Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot ka arrestuar një 31-vjeçar nga Shkupi, pasi në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup kishte vjedhur një portofol nga një grua.
“Më 17.04.2021, rreth orës 11:00 në bulevardin “Aradhet partizan” në Shkup është arrestuar F.D.(31) nga Shkupi, për një kohë të shkurtër pasi paraprakisht u denoncua se në bulevardin “Aradhet partizane” kishte vjedhur portofol nga D.T. Paratë janë gjetur dhe do t’i kthehen të dëmtuarës, kurse kundër D.T. do të parashtrohet masë përkatëse”, njoftojnë nga MPB-ja./TV21
Advertisement
Advertisement
Advertisement