• 05-08-2021

Austria fillon testimin masiv për COVID-19 para Krishtlindjeve

Elena Ventola von Palo Alto, posiert mit einem Schutzvisier bei der Besprechung des Projektes “Easy Covid 19”, das Verbindungsstuecke fuer Notfall-Atemschutzmasken fuer Krankenhausbeatmungsgeraete herstellt, am Donnerstag, 24. April 2020, in Lugano. Den Partnerfirmen Palo Alta und Lab3D ist es gelungen, eine Notfall-Atemschutzmaske durch Anpassung einer bereits auf dem Markt befindlichen Schnorchelmaske zu schaffen. Das Produkt basiert auf dem urspruenglichen Projekt von ISINNOVA S.R.L. aus Brescia. (KEYSTONE/Ti-Press/Alessandro Crinari)

Provincat austriake kanë nisur një program vullnetar të testimit masiv për koronavirus me qëllim zbulimin e rasteve COVID-19 përpara sezonit të festave.

Dhjetë milionë teste janë porositur për popullsinë prej 8.8 milionë banorë – krejt kjo me shpresat se një program testimi i tillë do të ndihmojë vendin të dalë nga grupi i dytë i masave kufizuese, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Stadthalle, një vend koncertesh dhe ngjarjesh në Vjenë, është një nga tre vendet në kryeqytetin austriak ku po bëhet testimi.

Dy mijë rekrutë të ushtrisë janë mobilizuar për të stafuar qendrat vetëm në Vjenë. Programi vullnetar kishte pjesëmarrje të ulët në fillim për shkak të çështjeve teknike të regjistrimit të njerëzve që thanë se u duhej të prisnin orë për t’u regjistruar.

Ministri austriak i shëndetësisë Rudolf Anschober tha se “Qëllimi është të zbulojmë njerëzit që janë të infektuar pa e ditur atë, të cilët nuk kanë asnjë simptomë”.

Anschober thotë se me këtë testim synuar parandalimi i rritjes së infeksioneve gjatë festave të fundvitit.

Testimi është pezulluar në pjesë të Alpeve Austriake pas reshjeve të mëdha të borës.

Read Previous

Truproja i Milosheviqit ka filluar të zbulojë sekrete

Read Next

Covid 19/ Në Tetovë po kurohen 40 pacientë, ja gjendja në qytetet tjera

%d bloggers like this: