Covid-19 mbyll Francën

Franca ka hyrë në bllokimin e saj të tretë kombëtar derisa përballet me një rritje të rasteve nga virusi korona.
Rritja e numrit të rinj të të infektuarve në të gjithë Francën kërcënon që të mbingarkojë spitalet e vendit.
Të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen për katër javë, derisa do të implementohet edhe ora policore nga ora 19:00 deri në 6 të mëngjesit, shkruan BBC. Të premten, numri i pacientëve të sëmurë rëndë nga Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv u rrit me 145, njëherësh niveli më i lartë në pesë muaj.Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me Covid-19.

Advertisement

Franca aktualisht po përballet me nivelin më të lartë me rreth 5,000 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv.
Në Francë, të premten u regjistruan 46 mijë raste të reja me Covid-19 dhe 304 viktima.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like